Bota

Druzët sirianë do të stërviten në Izrael për "situata komplekse"

Qeveria e Tel Avivit po përgatitet të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për të investuar në komunitetin druz në javët e ardhshme

Faruk Hanedar  | 20.11.2025 - Përdıtësım : 20.11.2025
Druzët sirianë do të stërviten në Izrael për "situata komplekse"

Kuds

Raportohet se 17 të rinj druzë nga Suwayda në Sirinë jugore do të sillen në Izrael dhe do t'i nënshtrohen trajnimit intensiv në situata dhe fatkeqësi komplekse, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Yedioth Ahronoth" të Izraelit, druzët e trajnuar do të kthehen në Suwayda dhe do të krijojnë një stacion zjarrfikës. Theksohet se druzët sirianë të sjellë në Izrael për trajnim do të kthehen në vendin e tyre me njohuri, pajisje dhe kamionë zjarrfikës.

Thuhet se iniciativa e koordinuar nga ministri izraelit Sigurisë Kombëtare Izraelite, Itamar Ben Gvir dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare Izraelite, është pjesë e një plani gjithëpërfshirës për të investuar në komunitetin druz që qeveria e Tel Avivit planifikon ta paraqesë në javët e ardhshme.

Plani synon të forcojë lidhjet midis druzëve që jetojnë në Izrael dhe territoret e pushtuara dhe druzëve në Sirinë jugore.

Sipas programit të trajnimit, druzët sirianë do të marrin trajnim mbi simulatorë të avancuar për sistemet e zjarrfikjes dhe shpëtimit gjatë një kursi intensiv tre-javor. Pas përfundimit, ata do të kthehen në Siri dhe do të krijojnë një stacion në qytetin e Suwaydas.


- Izraeli thellon pushtimin e territoreve siriane

Më 8 dhjetor 2024 ushtria izraelite pushtoi zonën tampon ngjitur me Lartësitë e Golanit, të cilën e kishte pushtuar që nga viti 1967. Trupat izraelite e zgjeruan pushtimin e tyre përtej zonës tampon, duke arritur brenda 20 kilometrave nga kryeqyteti Damask.

Pas rënies së regjimit Baath më 8 dhjetor 2024, Izraeli goditi dhjetëra pozicione që i përkisnin regjimit të rrëzuar Baath në Siri dhe shënjestroi zona të shumta në Siri me sulme.

Presidenti sirian, Ahmed Sharaa ka thënë se ushtria izraelite ka kryer më shumë se 1.000 sulme ajrore dhe 400 sulme tokësore në Siri midis 8 dhjetorit 2024, ditën kur u rrëzua regjimi dhe 18 shtatorit.

Izraeli ka shkelur sovranitetin sirian me pretekstin e mbrojtjes së druzëve në jug të vendit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın