Dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake amerikane ku qëndronin Rubio dhe Hegseth
"Washington Post" raportoi të mërkurën se disa dronë të paidentifikuar u vunë re mbi një bazë ushtarake në Washington DC, ku banojnë sekretari i Shtetit, Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes, Hegseth
Stamboll
E përditshmja amerikane "Washington Post" raportoi të mërkurën se disa dronë të paidentifikuar u vunë re mbi një bazë ushtarake në Washington DC, ku banojnë sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, transmeton Anadolu.
Dronët u zbuluan mbi Fort McNair në një natë të vetme në 10 ditët e fundit dhe origjina e tyre nuk është përcaktuar, thanë dy burime për median.
Pamjet i shtynë zyrtarët të merrnin në konsideratë zhvendosjen e Rubios dhe Hegseth, megjithëse asnjëri nuk është zhvendosur, tha një zyrtar i lartë i administratës për "Washington Post".
Ushtria ka vepruar në një nivel më të lartë gatishmërie që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, sipas një zyrtari të lartë të administratës.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell nuk pranoi të komentojë, tha "Washington Post", duke vënë në dukje se diskutimi i lëvizjeve të sekretarit të Mbrojtjes do të ishte "jashtëzakonisht i papërgjegjshëm".
Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese nga media për koment.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
