Droni ukrainas rrëzohen në juglindje të Finlandës
Kryeministri finlandez e përshkroi “shkeljen territoriale” si një çështje “shumë serioze”, duke shtuar se incidenti është ende nën hetim
Stamboll
Dy dronë ukrainas u rrëzuan mëngjesin e sotëm në juglindje të Finlandës, konfirmuan burime lokale dhe Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.
“Dronët kanë devijuar në territorin finlandez. Ne e marrim këtë shumë seriozisht. Autoritetet e sigurisë kanë reaguar menjëherë. Hetimi do të vazhdojë dhe informacione më të detajuara do të jepen pasi të konfirmohen faktet”, shkroi ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, në rrjetin social amerikan X.
Duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, transmetuesi Yle tha se disa pajisje të vogla që lëviznin ngadalë u zbuluan duke fluturuar në lartësi të ulët mbi det dhe rajonet juglindore të Finlandës.
Forcat Ajrore të Finlandës thanë se dronët që u rrëzuan në rajonin juglindor Kymenlaakso ishin ukrainas.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, e përshkroi “shkeljen territoriale” si një çështje “shumë serioze”, duke shtuar se incidenti është ende nën hetim.
Policia lokale konfirmoi se nuk janë raportuar të lënduar.
Juglindja e Finlandës kufizohet me Rusinë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
