Droni godet një njësi operative në rafinerinë Mina Al-Ahmadi në Kuvajt
Kompania tha se sulmi nuk shkaktoi të lënduar, duke shtuar se ekipet emergjente arritën të vënë nën kontroll zjarrin në përputhje me standardet më të larta të sigurisë
Stamboll
Korporata e Naftës së Kuvajtit ka njoftuar se një dron goditi një njësi operative në rafinerinë Mina Al-Ahmadi, e operuar nga Kompania Kombëtare e Naftës e Kuvajtit, duke shkaktuar zjarr të kufizuar, transmeton Anadolu.
Kompania tha se sulmi nuk shkaktoi të lënduar, duke shtuar se ekipet emergjente arritën të vënë nën kontroll zjarrin në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.
Ajo shtoi se autoritetet përkatëse kanë nisur marrjen e masave të nevojshme për të trajtuar incidentin dhe për të garantuar sigurinë e operacioneve në rafineri.
Sulmi vjen pas një sërë goditjesh të fundit në Kuvajt. Ditët e fundit, autoritetet raportuan se kanë interceptuar raketa dhe dronë të drejtuar ndaj objekteve ushtarake, pa shkaktuar viktima.
Irani ka thënë se po shënjestron atë që i përshkruan si objekte dhe interesa ushtarake amerikane në rajon, si pjesë e përshkallëzimit të vazhdueshëm të lidhur me konfliktin mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
