Bota

Dronët shënjestrojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar dëme materiale

Autoriteti i aviacionit tha se nuk raportohet për viktima, ndërsa mjete ajrore pa pilot goditën aeroportin

Mohammad Sıo  | 12.03.2026 - Përdıtësım : 14.03.2026
Dronët shënjestrojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar dëme materiale

Stamboll

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit u shënjestrua nga një sulm me dronë sot, duke shkaktuar dëme materiale, njoftuan autoritetet kuvajtiane, transmeton Anadolu.

Disa mjete ajrore pa pilot goditën aeroportin, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, duke cituar Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Autoritetet theksuan se nuk ka raportime për viktima nga sulmi.

Sulmi ndodhi në mes të përshkallëzimit rajonal pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, të cilat që nga 28 shkurti kanë shkaktuar rreth 1.300 të vdekur, përfshirë disa zyrtarë të lartë.

Irani është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın