Bota

Dorëhiqet këshilltari i kryeministrit pakistanez në mes të një skandali

Mediat lokale raportojnë se Bajwa u akuzua për përdorimin e ndikimit të tij për të ndihmuar familjen e tij në krijimin e bizneseve miliona dollarëshe në SHBA, por ai e mohon këtë akuzë

Ekip  | 12.10.2020 - Përdıtësım : 13.10.2020
Dorëhiqet këshilltari i kryeministrit pakistanez në mes të një skandali

Karaçi

Asim Saleem Bajwa, një këshilltar i kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, ka dhënë dorëheqje disa javë pas akuzave në lidhje me pasuritë e familjes së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Unë i kërkova kryeministrit të nderuar të më hiqte nga portofoli shtesë i SAPM-it (Ndihmës Special i Kryeministrit) mbi informacionin dhe transmetimin. Ai me shumë dashamirësi miratoi kërkesën time", shkroi në twitter Bajwa, një gjeneral-lejtant i pensionuar që dikur drejtoi krahun mediatik të Ushtrisë së Pakistanit.

Megjithatë, ai do të vazhdojë të drejtojë projektin prej 64 miliardë dollarëve të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC), i cili synon të lidhë provincën veriperëndimore të Kinës Xinjiang me portin Gwadar në jug të Pakistanit përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubacionesh për të transportuar ngarkesa dhe gaz.

Mediat lokale raportojnë se Bajwa u akuzua për përdorimin e ndikimit të tij për të ndihmuar familjen e tij në krijimin e bizneseve miliona dollarëshe në SHBA, por ai e mohon këtë akuzë.

Ai u largua më 4 shtator, por kryeministri pakistanez refuzoi dorëheqjen e tij, duke theksuar se ishte i kënaqur me shpjegimin në lidhje me burimet e tij të parave. Partitë e opozitës kritikuan masën, duke i kërkuar ish-ushtarakut të lëshonte detyrën dhe të përballej me një hetim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın