Bota

Djali i Trumpit sinjalizon se mund të kandidojë për president në vitet e ardhshme

Eric Trump, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të kandidojë për president në vitet e ardhshme

Mustafa Deveci  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Djali i Trumpit sinjalizon se mund të kandidojë për president në vitet e ardhshme

Ankara

Eric Trump, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të kandidojë për president në vitet e ardhshme, transmeton Anadolu.

Eric Trump komentoi mbi librin e tij "Under Siege" (Nën Rrethim), në një intervistë për televizionin izraelit "Channel 13".

I pyetur nëse do të kandidonte për president në të ardhmen, Eric Trump tha: "Nuk i dihet kurrë. Kurrë, kurrë mos thoni jo për asgjë".

Djali i Trumpit la të kuptohet se mund të kandidonte për president të SHBA-së në të ardhmen. "Mendoj se mund ta bëja nëse doja, por do të shohim se çfarë ndodh", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın