Bota

Djali i Gaddafi-t, Saif al-Islam, dorëzon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Libi

Drejtor i shtypit i Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Libisë, Halid al-Manai, në deklaratën për AA konfirmoi se Saif al-Islam Gaddafi, duke shkuar në zyrën e komisionit në qytetin Sabha, zyrtarisht ka aplikuar për kandidaturën e tij në zgjedhje

Mücahit Aydemir  | 14.11.2021 - Përdıtësım : 15.11.2021
Djali i Gaddafi-t, Saif al-Islam, dorëzon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Libi

Tripoli

Djali i ish-liderit të rrëzuar të Libisë, Muammar Gaddafi, Saif al-Islam, ka dorëzuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Libi që planifikohen të mbahen më 24 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtor i shtypit i Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Libisë, Halid al-Manai, në deklaratën për AA konfirmoi se Saif al-Islam Gaddafi, duke shkuar në zyrën e komisionit në qytetin Sabha, zyrtarisht ka aplikuar për kandidaturën e tij në zgjedhje.

Me këtë, Gaddafi u shfaq për herë të parë që prej rrëzimit të regjimit të babait të tij në vitin 2011.

Gaddafi kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime kundër njerëzimit. Gjithashtu edhe Zyra e Kryeprokurorit Ushtarak të Libisë kishte lëshuar një urdhër arresti për Saif al-Islam me akuzat për "vrasje" dhe "përdorim mercenarësh".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın