Disa të plagosur pasi ushtria izraelite rifillon sulmet në Suwayda të Sirisë
- Sulmet vijnë menjëherë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi se do të vazhdojë të shënjestrojë forcat siriane nëse ato nuk tërhiqen nga provinca Suwayda, e cila po përjeton trazira midis komuniteteve Druze dhe Beduine

Stamboll
STAMBOLL (AA) - Disa persona janë plagosur në Suwayda pasi ushtria izraelite rifilloi sulmet ajrore në provincën jugore siriane, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA tha se dronët izraelitë nisën sulme në provincë, duke plagosur disa persona, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Radioja e Ushtrisë Izraelite konfirmoi sulmet, duke theksuar se sulmi kishte në shënjestër asetet e ushtrisë siriane në këtë zonë.
Sulmet vijnë menjëherë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi se do të vazhdojë të shënjestrojë forcat siriane nëse ato nuk tërhiqen nga provinca Suwayda, e cila po përjeton trazira midis komuniteteve Druze dhe Beduine.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.