Bota

Disa të plagosur në një sulm me thikë në tren në Gjermani

- "Bazuar në informacionet aktuale, katër persona u plagosën lehtë. Autori i krimit u arrestua nga forcat tona", tha policia, duke shtuar se në tren ndodheshin afër 500 pasagjerë në kohën e incidentit

Ayhan Şimşek  | 03.07.2025 - Përdıtësım : 03.07.2025
Disa të plagosur në një sulm me thikë në tren në Gjermani

Berlin

BERLIN (AA) - Disa pasagjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Hamburgu për në Vjenë, transmeton Anadolu.

Sipas policisë bavareze, sulmi ndodhi rreth orës 13:55 me kohën lokale, derisa treni kalonte qytetin Regensburg drejt qytetit Plattling.

"Bazuar në informacionet aktuale, katër persona u plagosën lehtë. Autori i krimit u arrestua nga forcat tona", tha policia, duke shtuar se në tren ndodheshin afër 500 pasagjerë në kohën e incidentit.

Shërbimet e emergjencës mbërritën me një kontingjent të madh në vendin ku treni bëri një ndalesë emergjente pasi pasagjerët tërhoqën frenën e emergjencës. Zona u rrethua derisa hetuesit vlerësuan situatën dhe mblodhën prova.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın