Bota

Disa të arrestuar në New York pasi demonstruesit u përleshën me policinë për arrestimet e imigrantëve

Demonstruesit po protestonin jashtë Sheshit Federal në Lower Manhattan kundër Agjencisë së Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) që po shton arrestimet e imigrantëve në qytet dhe në gjithë vendin.

Efe Özkan  | 08.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Disa të arrestuar në New York pasi demonstruesit u përleshën me policinë për arrestimet e imigrantëve Foto: Selçuk Acar/AA

Stamboll

Disa persona u arrestuan pas përleshjeve midis protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë së qytetit të New Yorkut të shtunën, raporton Anadolu.

Demonstruesit po protestonin jashtë Sheshit Federal në Lower Manhattan kundër Agjencisë së Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) që po shton arrestimet e imigrantëve në qytet dhe në gjithë vendin.

Skena u bë e tensionuar ndërsa policia i vuri prangat disa protestuesve. Dëshmitarët okularë treguan ngjarje ku një protestues është tërhequr nga një polic në një drejtim dhe protestuesit në një drejtim tjetër. Të paktën një person u vendos në ambulancë si rezultat i përleshjeve.

Protestuesit brohoritën “lërini të shkojnë” dhe fishkëllyen zyrtarët policorë ndërsa ata morën disa persona në arrest.

Disa prej të arrestuarve u janë lëshuar fletëthirrje për paraqitje në gjykatë. Policia nuk ka saktësuar se sa persona janë arrestuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.