Bota

Diplomoi grupi i parë i mjekëve në veri të Sirisë

Universiteti bën pjesë në zonën e Operacionit "Mburoja e Eufratit" që e zhvilloi Turqia

Dilan Pamuk  | 22.11.2020 - Përdıtësım : 22.11.2020
Diplomoi grupi i parë i mjekëve në veri të Sirisë

Azaz

Grupi i parë i mjekëve diplomoi në provincën veriperëndimore të Sirisë, Azaz, që bën pjesë në zonën e Operacionit "Mburoja e Eufratit" që e zhvilloi Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 30 studentë përfunduan me sukses studimin e tyre 6-vjeçar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Alepos.

Dekani i fakultetit, Cevad Ebu Hatap, tha: “Sot 30 studentë tanë janë diplomuar, ne shpresojmë që 90 të tjerë do të diplomojnë vitin e ardhshëm. Ne kemi hapur disa fusha të specializimit, të diplomuarit tanë do të bëjnë trajnime këtu".

Njëra nga të diplomuarat, Sena Bekir, tha: "Do të doja të jem e dobishme për shoqërinë tonë duke përfunduar trajnimin tim të specializimit."

Zv/ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Halis Yunus Ersöz përgëzoi të diplomuarit për suksesin e tyre përmes video-konferencës.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur operacione të suksesshme kundër terroristëve përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.