Bota

Digjet një kamion gjatë protestës në Mexico City, kërkojnë drejtësi për 43 studentët e zhdukur

Protesta ndodhi në prag të 11-vjetorit të rastit të vitit 2014 në shtetin Guerrero, kur 43 studentë u rrëmbyen dhe u zhdukën, një rast që është bërë simbol i krizës së të drejtave të njeriut në Meksikë

Abdulbesar Ademi  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Digjet një kamion gjatë protestës në Mexico City, kërkojnë drejtësi për 43 studentët e zhdukur Foto: Daniel Cardenas/AA

Mexico City

Demonstruesit e maskuar i kanë vënë flakën një kamioni gjatë një proteste jashtë Kampit së Bazës Ushtarake 1 në Mexico City, duke kërkuar drejtësi për 43 studentët e zhdukur nga Ayotzinapa, raporton Anadolu.

Policia, ushtarët dhe zjarrfikësit më vonë shuan flakët.

Protesta ndodhi në prag të 11-vjetorit të rastit të vitit 2014 në shtetin Guerrero, kur 43 studentë u rrëmbyen dhe u zhdukën, një rast që është bërë simbol i krizës së të drejtave të njeriut në Meksikë.

Zhdukja e studentëve nga Kolegji i Mësuesve Rural Ayotzinapa në shtetin Guerrero mbetet një nga incidentet më famëkeqe në historinë e kohëve të fundit në Meksikë.

Ata ishin pjesë e një grupi praktikantësh mësuesish nga Ayotzinapa që shkuan në qytetin Iguala për të protestuar kundër praktikave diskriminuese të punësimit të mësuesve.

Ndërsa po ktheheshin, policia bashkiake hapi zjarr ndaj autobusëve në të cilët ndodheshin.

Një raport zyrtar përcaktoi se studentët u kapën nga policë të korruptuar dhe iu dorëzuan organizatës së trafikimit të drogës Guerreros Unidos, anëtarët e së cilës i vranë, ua dogjën trupat dhe ua shpërndanë hirin në një lumë. Studentët dyshohet se u ngatërruan me anëtarë të një grupi kriminal rival.

Megjithatë, qeveria aktuale e ka hedhur poshtë versionin zyrtar dhe pak pasi Obrador mori detyrën në vitin 2018, ai krijoi një komision të posaçëm, emëroi një prokuror dhe nisi një hetim të ri për të zbuluar se çfarë u ndodhi studentëve dhe për të dënuar ata që u shpallën fajtor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.