Bota

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton rezolutën që dënon socializmin

Votimi vjen para takimit me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Donald Trump dhe kryebashkiakun e ardhshëm demokrat-socialist të New Yorkut, Zohran Mamdani

Diyar Güldoğan  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton rezolutën që dënon socializmin

Washington

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një rezolutë që dënon socializmin, transmeton Anadolu.

Dhoma e ulët votoi 285-98, me 86 demokratë që u bashkuan me republikanët në mbështetje të masës së prezantuar nga përfaqësuesja Maria Elvira Salazar.

Votimi vjen para takimit me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Donald Trump dhe kryebashkiakun e ardhshëm demokrat-socialist të New Yorkut, Zohran Mamdani.

“Kongresi denoncon socializmin në të gjitha format e tij dhe kundërshton zbatimin e politikave socialiste në SHBA”, tha rezoluta.

Mamdani, 34-vjeç, u zgjodh kryebashkiaku i parë musliman nga Azia Jugore i qytetit më të madh të vendit, pasi mundi ish-guvernatorin Andrew Cuomo dhe republikanin Curtis Sliwa në zgjedhjet për kryetar bashkie në fillim të këtij muaji, duke kandiduar mbi një platformë progresive të përqendruar në përballueshmërinë dhe shërbimet e zgjeruara sociale.

Gjatë gjithë fushatës, Trump e sulmoi socialistin demokrat si “komunist” dhe kërcënoi se do të shkurtojë fondet federale për New Yorkun nëse Mamdani fitonte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın