Bota

Detari francez mbijeton 16 orë në varkën e përmbytur në Oqeanin Atlantik

Pas sinjalit të urgjencës, ekipet e rojës bregdetare spanjolle me 5 zhytës dhe tre helikopterë arritën deri tek varka e përmbysur, por nuk arritën të intervenojnë menjëherë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe errësirës

Şeyma Uzundere  | 04.08.2022 - Përdıtësım : 11.08.2022
Detari francez mbijeton 16 orë në varkën e përmbytur në Oqeanin Atlantik

Ankara

Detari 62-vjeçar francez, varka e të cilët u përmbys në Oqeanin Atlantik, është shpëtuar pas 16 orësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, varka e nisur nga kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, arriti rreth 23 kilometra në ujërat e Ishujve spanjoll Sisargas.

Nga varka u mor sinjali i urgjencës me orën lokale 20:23 në mbrëmjen e së hënës, 1 gusht.

Pas sinjalit ekipet e rojës bregdetare spanjolle me 5 zhytës dhe tre helikopterë arritën deri tek varka e përmbysur.

Ekipet goditën në bazën e varkës duke u munduar që t'ia përcjellin zërin e tyre detarit. Më pas u kuptua se detari francez është gjallë, por nuk arritën të intervenojnë menjëherë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe errësirës.

Ekuipazhet parandaluan fundosjen e varkës me balona ngritëse, por vetëm në mëngjes arritën ta nxjerrin detarin nga varka. Detari 62-vjeçar u shpëtua pas 16 orësh.

Pasi ai u shpëtua, u kuptua se ai ishte i veshur me një kostum mbijetese prej gome artificiale, ndërsa ka marrë frymë nga flluska e ajrit që krijoi brenda varkës. Detari u dërgua në spital për trajtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın