Deri në 400 mijë polakë pritet të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake vullnetare vitin e ardhshëm
Qeveria polake njoftoi në një konferencë për shtyp se programi i ri i stërvitjes ushtarake i quajtur "Gatishmëri" do të nisë këtë muaj, me versionin pilot që fillon më 22 nëntor
Istanbul
Ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz, njoftoi të enjten se deri në 400 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në një program të ri të stërvitjes vullnetare ushtarake vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu.
Qeveria polake njoftoi në një konferencë për shtyp se programi i ri i stërvitjes ushtarake i quajtur "Gatishmëri" do të nisë këtë muaj, me versionin pilot që fillon më 22 nëntor, sipas transmetuesit TVP World.
Në këtë fazë, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të regjistrohen për kurse mbi sigurinë bazë, mbijetesën, ndihmën e shpejtë dhe sigurinë kibernetike.
Programi i plotë, u lejon qytetarëve të mësojnë se si të përgjigjen në situata krize dhe do të fillojë që nga viti i ardhshëm.
"Gjatë gjashtë muajve të fundit, ne kemi punuar shumë intensivisht ... në një projekt të jashtëzakonshëm, programin më të madh të stërvitjes universale vullnetare të mbrojtjes në historinë polake", tha Kosiniak-Kamysz.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
