Bota

Demonstruesit mblidhen jashtë ambasadës izraelite në Londër, kërkojnë t’i jepet fund urisë në Gaza

Tensionet në protestë u rritën pasi shpërtheu një përleshje midis grupe pro-izraelite dhe pro-palestineze në vendngjarje

Abdulbesar Ademi  | 22.08.2025 - Përdıtësım : 22.08.2025
Demonstruesit mblidhen jashtë ambasadës izraelite në Londër, kërkojnë t’i jepet fund urisë në Gaza

Shkup

Shumë demonstrues janë tubuar jashtë ambasadës izraelite në Londër për të protestuar kundër urisë së përhapur dhe të imponuar në Rripin e Gazës nga Izraeli, raporton Anadolu.

Tensionet në protestë u rritën pasi shpërtheu një përleshje midis grupe pro-izraelite dhe pro-palestineze në vendngjarje.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 271 persona, përfshirë 112 fëmijë, vdiqën nga uria dhe kequshqyerja në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Më herët, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha se uria në Gaza, e krijuar qëllimisht nga qeveria izraelite, është konfirmuar, pasi u konfirmua edhe zyrtarisht nga sistemi global i monitorimit të urisë IPC, i mbështetur nga OKB-ja.

Izraeli ka vrarë të paktën 62.300 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri të rëndë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.