Bota

Delegacioni tregtar i Izraelit do të vizitojë për herë të parë Bahreinin

Netanyahu tha se një delegacion tregtar do të vizitojë sot për herë të parë Bahreinin dhe se delegacioni do të jetë i kryesuar nga kreu i institucionit të sigurisë kombëtare

Abdelrahman Fathy Ramadan Mohamed, Hamdi Yıldız  | 18.10.2020 - Përdıtësım : 18.10.2020
Delegacioni tregtar i Izraelit do të vizitojë për herë të parë Bahreinin

Stamboll

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se një delegacion tregtar i vendit të tij sot do të qëndrojë për vizitë në Bahrein, transmeton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu në një deklaratë nga zyra e tij tha se një delegacion tregtar do të vizitojë sot për herë të parë Bahreinin dhe se delegacioni do të jetë i kryesuar nga kreu i institucionit të sigurisë kombëtare, Meir Shabat.

Ai theksoi se delegacioni që do vizitojë Bahreinin në takimet me zyrtarët e nivelit të lartë të vendit dhe amerikanët do të diskutojnë çështjet për aviacionin, transportin, teknologjinë, industrinë, tregtinë, financat, turizmin, bujqësinë, marrëdhëniet diplomatike, shëndetësinë dhe kulturën.

"Gjatë vizitës krahas dokumentit lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve do të në nëshkruhet edhe një protokoll", tha Netanyahu.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın