Bota

Delegacionet ushtarake të Koresë së Veriut dhe Rusisë diskutojnë bashkëpunimin mbrojtës në Phenian

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë vitet e fundit, përfshirë edhe dërgimin e trupave në luftën e Ukrainës

Saadet Gökce  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Delegacionet ushtarake të Koresë së Veriut dhe Rusisë diskutojnë bashkëpunimin mbrojtës në Phenian

Istanbul

Delegacionet ushtarake ruse dhe koreano-veriore diskutuan për forcimin e bashkëpunimit midis dy palëve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit të mbajtur në Phenian, të dyja palët diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis organizatave ushtarake dhe politike "në përputhje me thellimin e lidhjeve dypalëshe", sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut.

Delegacioni i Koresë së Veriut përfshinte Pak Yong Il, zv.drejtor i Byrosë së Përgjithshme Politike të Ushtrisë Popullore Koreane si dhe oficerë të tjerë ushtarakë ndërsa delegacioni rus kryesohej nga Viktor Goremuikin, zv.ministri i Mbrojtjes.

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë vitet e fundit, përfshirë edhe dërgimin e trupave në luftën e Ukrainës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.