Bota

Debati mbi sulmet izraelite ndaj Gazës u bllokua në Parlamentin Evropian

Grupi i majtë tha se ka kërkuar një debat pasi raportet për bombardime të vazhdueshme në Gaza dhe Libanin jugor vazhdojnë pavarësisht njoftimit të armëpushimit

Melike Pala  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Debati mbi sulmet izraelite ndaj Gazës u bllokua në Parlamentin Evropian

Bruksel

Shumica e Parlamentit Evropian, sipas grupit të majtë në këtë dhomë ligjvënëse, ka hedhur poshtë një kërkesë për të mbajtur një debat mbi sulmet e fundit izraelite ndaj Gazës, transmeton Anadolu.

Grupi i majtë në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se ka kërkuar një debat pasi raportet për bombardime të vazhdueshme në Gaza dhe Libanin jugor vazhdojnë pavarësisht njoftimit të armëpushimit.

Sipas grupit, gjithsej 433 ligjvënës morën pjesë në votim, me 173 që votuan në favor, 244 kundër dhe 16 abstenuan.

“Partitë e djathta dhe centriste votuan kundër”, shtoi grupi.

Ligjvënësit e BE-së u mblodhën në Strasburg të Francës për një seancë plenare të planifikuar të zhvillohet nga 24 deri më 27 nëntor.

Sulmet e reja erdhën në shkelje të armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, sipas autoriteteve lokale, duke vrarë të paktën 342 palestinezë nga zjarri i ushtrisë izraelite vetëm që atëherë.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite në sulmet në Gaza ka vrarë pothuajse 70 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170.900 të tjerë, si dhe ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.