Bota

DEASH-i ekzekuton disa civilë në Mosul

“DEASH-i ka kërcënuar me vdekje secilin person i cili do të përpiqet të braktisë qytetin e Mosulit”, tha al-Zubeidi

Mohamed Sabry Emam Muhammed  | 06.02.2017 - Përdıtësım : 06.02.2017
DEASH-i ekzekuton disa civilë në Mosul

Bagdad

BAGDAD (AA) – Militantët e DEASH-it kanë ekzekutuar pesë civilë të cilët kishin tentuar të largohen nga qyteti i Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i ushtrisë irakiane, Nayef al-Zubeidi, tha për AA se civilët ishin vrarë në perëndim të Mosulit, me akuzën se kanë shkelur urdhrat e DEASH-it për të mos braktisur qytetin.

“DEASH-i ka kërcënuar me vdekje secilin person i cili do të përpiqet të braktisë qytetin e Mosulit”, tha al-Zubeidi. 

Ushtria e Irakut, e mbështetur nga avionët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht është e angazhuar në një ofensivë masive për të rimarrë qytetin e Mosulit i cili gjendet në kontroll të DEASH-it.

Në vitin 2004 organizata terroriste pushtoi qytetin bashkë me një pjesë të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.

Në fund të muajit të kaluar, ushtria e Irakut njoftoi "çlirimin e plotë" të Mosulit lindor, pas tre muajve të luftimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın