Bota

Danimarka nënshkruan marrëveshje për të blerë sistem mbrojtjeje ajrore me vlerë 500 milionë euro

Sipas kompanisë Kongsberg, kjo marrëveshje do t’i sigurojë Kopenhagës “kapacitetin më modern dhe të avancuar të mbrojtjes ajrore në botë”.

Necva Taştan Sevinç  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Danimarka nënshkruan marrëveshje për të blerë sistem mbrojtjeje ajrore me vlerë 500 milionë euro

Danimarka ka nënshkruar një kontratë prej 500 milionë eurosh me “Kongsberg Defence & Aerospace” për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore NASAMS, njoftoi sot kompania norvegjeze, transmeton Anadolu.

Sipas kompanisë, kjo marrëveshje do t’i sigurojë Kopenhagës “kapacitetin më modern dhe të avancuar të mbrojtjes ajrore në botë”.

Eirik Lie, kreu i Kongsbergut, tha se kjo blerje përfaqëson një hap të rëndësishëm për sigurinë kombëtare të Danimarkës.

“Me këtë blerje, Danimarka do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet jeoperacionale dhe aftësinë për të luftuar në mënyrë efektive kërcënimet moderne ajrore, si dhe do të forcojë praninë e përgjithshme të NASAMS-it në rajonin Nordik”, tha ai.

Paketa NASAMS kombinon radarë Raytheon dhe raketa me Qendrën e Distribuimit të Zjarrit dhe lansuesit multiraketor të Kongsbergut. Sistemi modular dhe me arkitekturë të hapur lejon integrimin e teknologjive të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve me kohë.

NASAMS mund të përdorë një miks interceptuesish, duke përfshirë AMRAAM, AMRAAM-ER me rreze të zgjatur dhe “AIM-9X Sidewinder”, duke mundësuar mbrojtje ajrore me rreze të mesme dhe të shkurtër. Me këtë blerje, Danimarka bëhet vendi i 14-të përdorues i NASAMS-it dhe i teti brenda NATO-s, duke zgjeruar më tej përdorimin e sistemit në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın