Bota

Danimarka i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga vendimi për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza

"Vendimi i qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza është i gabuar. Do të shkaktojë vuajtje të mëtejshme për civilët", tha ministri i Jashtëm danez, Rasmussen

Salih Okuroğlu  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
Danimarka i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga vendimi për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza

Vjenë

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen deklaroi se vendimi i Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës do të shkaktonte vuajtje të mëtejshme dhe i bëri thirrje Tel Avivit që ta anulojë menjëherë këtë vendim, transmeton Anadolu.

Ministri Rasmussen foli për transmetuesin shtetëror TV2 në lidhje me vendimin e Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.

"Vendimi i qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza është i gabuar. Do të shkaktojë vuajtje të mëtejshme për civilët. Prandaj, i bëjmë thirrje Izraelit që ta anulojë menjëherë këtë vendim", tha ai.

Rasmussen theksoi nevojën për armëpushim, qasje të shpejtë dhe të papenguar në ndihmën humanitare dhe lirimin e të burgosurve, duke potencuar nevojën për paqe të qëndrueshme përmes zgjidhjes me dy shtete.

"Kur të takohemi në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Kopenhagë në fund të gushtit, mundësia e rritjes së presionit mbi Izraelin do të jetë në krye të axhendës", tha kryediplomati danez.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın