Bota

"Dëshirojmë të zhvillojmë partneritetin Turqi-Libi"

Nënkryetari i Këshillit Presidencial të Libisë, Abdullah Al-Lafi tha se Këshilli dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e partneritetit Turqi-Libi në mënyrë që t‘u shërbejë interesave të të dy vendeve

Hamdi Yıldız   | 21.10.2021
"Dëshirojmë të zhvillojmë partneritetin Turqi-Libi"

Tripoli

Nënkryetari i Këshillit Presidencial të Libisë, Abdullah Al-Lafi tha se Këshilli dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e partneritetit Turqi-Libi në mënyrë që t‘u shërbejë interesave të të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Zyra për shtyp e Këshillit thuhet se Al-Lafi u takua në Tripoli me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Önal.

Al-Lafi deklaroi se Këshilli dëshiron që të zhvillojë marrëdhëniet e partneritetit Turqi-Libi në mënyrë që t‘u shërbejë interesave të të dy vendeve. Duke treguar lidhjet historike që lidhin dy vendet dhe thellësinë e marrëdhënieve dypalëshe ai nënvizoi rolin që Turqia ka luajtur në zgjidhjen e krizës libiane me rrugë paqësore.

Pasi vuri theksin mbi rëndësinë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në kohën e caktuar, Al-Lafi tha se është e nevojshme që shteti dhe Dhoma e Përfaqësuesve të arrijnë konsensus lidhur me ligjin zgjedhor.

Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me Libinë, veçanërisht Konferenca për Mbështetjen e Stabilitetit në Libi në të cilën krahas Turqisë do të marrin pjesë edhe shumë vende të tjera.

Ndërkohë kryeministri libian Abdul Hamid Dbeibah i cili ishte i pranishëm në takim, duke vënë theksin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Turqisë në konferencë deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve është një mundësi unike për përfundimin e krizës dhe për realizimin e paqes dhe stabilitetit.

Konferenca për Mbështetjen e Stabilitetit në Libi do të mbahet më 21 tetor me një pjesëmarrje ndërkombëtare në nivel të ministrave.

Sipas udhërrëfyesit që OKB-ja ka përcaktuar për një zgjidhje në Libi, planifikohet që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen më 24 dhjetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın