Bota

Dënohet me 18 vjet burg kanadezi që bleu vajzën 8-vjeçare si skllave nga Afrika

Një banor i Montrealit në Kanada është dënuar me 18 vjet burg për blerjen dhe shfrytëzimin seksual të një vajze 8-vjeçare nga familja e saj në Afrikë

Seyit Aydoğan  | 19.08.2021 - Përdıtësım : 19.08.2021
Dënohet me 18 vjet burg kanadezi që bleu vajzën 8-vjeçare si skllave nga Afrika

Toronto

Një banor i Montrealit në Kanada është dënuar me 18 vjet burg për blerjen dhe shfrytëzimin seksual të një vajze 8-vjeçare nga familja e saj në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në CTV, policia e Montrealit arrestoi 60-vjeçarin, Sylvain Villemaire si pjesë e një hetimi mbi pamjet e abuzimit të fëmijëve.

Policia mësoi se vajza 11-vjeçare afrikane, e cila u gjet rastësisht në shtëpinë e të dyshuarit, erdhi nga Afrika kur ishte 8 vjeçe. Pas thellimit të hetimit ata zbuluan se vajza e vogël ishte abuzuar seksualisht për 3 vjet.

Villemaire, i cili doli para një gjyqtarit dje në Montreal, u dënua nga gjyqtari Pierre Labelle me një dënim prej 18 vite burg për "posedim dhe shpërndarje të imazheve të shfrytëzimit seksual të të miturve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të fëmijëve".

Gjykatësi Labelle gjithashtu e ndaloi Villemaire të përdorë internetin dhe mediat sociale për 25 vjet dhe pafundësisht të hyjë në vendet publike të frekuentuara nga fëmijët nën moshën 16 vjeç, të tilla si shesh lojërash dhe pishina.

- Në shtëpinë e tij u gjetën 8.000 imazhe të abuzimit me fëmijët

Më tej njoftohet se Villemaire, i specializuar në psiko-edukimin për të ndihmuar të rinjtë në rrezik, në vitin 2015 shkoi në Afrikë. Ai atje u pajtua me nënën e vajzës për ta marrë atë me vete në Kanada në këmbim të pagesës për strehim dhe ujë të pijshëm. Ai tha se do t'i ofronte një jetë më të mirë dhe do të kujdesej për vajzën në fjalë.

Ndërkaq, në shtëpinë e Villemaire policia gjeti 8.000 imazhe të abuzimit të fëmijëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın