Bota

Cilësia e ajrit në kryeqytetin indian New Delhi arriti në nivel "të rëndë"

India zakonisht kryeson listën e vendeve me cilësinë më të dobët të ajrit në botë

Dzihat Aliju  | 30.10.2024 - Përdıtësım : 31.10.2024
Cilësia e ajrit në kryeqytetin indian New Delhi arriti në nivel "të rëndë"

Shkup

Cilësia e ajrit arriti në nivel "të rëndë" në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, raporton Anadolu.

Nga përkeqësimi i cilësisë së ajrit janë prekur edhe bagëtitë e rajonit përreth.

Automjetet për pastrimin e ajrit të qytetit spërkatën ujë në ajër për të reduktuar kushtet me mjegull.

Ndërkaq edhe sipërfaqja e lumit Yamuna u mbulua me shkumë.

Ajri i ndotur ndikon seriozisht njerëzit e shëndetshëm dhe ata me sëmundje ekzistuese.

Ndotja e ajrit në Indi arrin kulmin gjatë periudhës kur ftohet moti për shkak të tymit nga zjarret bujqësore. Tymi përzihet me emetimet e automjeteve dhe pluhurin e ndërtimeve.

India zakonisht kryeson listën e vendeve me cilësinë më të dobët të ajrit në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın