Çeki, mbahet kampionati botëror për qen gjuetie
Aktiviteti tërhoqi vëmendje të madhe ndërsa qentë e gjuetisë demonstruan shpejtësinë dhe shkathtësinë e tyre në pista të veçanta

Tosovice
Në rajonin Tosovice të Çekisë u mbajt kampionati botëror për qen gjuetie të ndjekjes në të cilën morën pjesë 832 qen gjuetie nga 22 vende, raporton Anadolu.
Kampionati i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinologjisë (FCI) dhe i mbajtur për herë të parë në Republikën Çeke më 22 maj, mblodhi së bashku qentë garues nga vende të ndryshme të botës.
Aktiviteti tërhoqi vëmendje të madhe ndërsa qentë e gjuetisë demonstruan shpejtësinë dhe shkathtësinë e tyre në pista të veçanta.