Bota

Çavuşoğlu: I lumtur që Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare e NATO-s

Ministri Çavuşoğlu duke folur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, tha se Turqia mbështet zgjerimin e NATO-s

Ömer Tuğrul Çam  | 23.01.2020 - Përdıtësım : 24.01.2020
Çavuşoğlu: I lumtur që Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare e NATO-s ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Ankara/Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, shprehu kënaqësinë që Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu foli në sesionin "Ardhmëria e NATO-s" që u organizua në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në qytetin Davos të Zvicrës.

Ai theksoi se NATO është organizata më e fuqishme ushtarake.

Çavuşoğlu duke folur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, tha se Turqia mbështet zgjerimin e NATO-s.

Ai shprehu kënaqësinë që Maqedonia e Veriut së shpejti do të anëtarësohet në NATO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.