Turqia, Bota

Çavuşoğlu: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat dhe të jemi zëri i vëllezërve palestinezë

"Nuk ka të ndalur dhuna izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aksa", shkroi kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Twitter

Şerife Çetin  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 11.05.2021
Çavuşoğlu: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat dhe të jemi zëri i vëllezërve palestinezë

Ankara

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit vëlla palestinez dhe të jetë zëri i tyre kundër dhunës izraelite në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

"Dhuna izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aksa nuk ka të ndalur", theksoi Çavuşoğlu në një mesazh në Twitter.

Kreu i diplomacisë turke tha se për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nuk duhet të flasin më ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhune dhe egërsie.

"Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e tyre dhe të jemi zëri i vëllezërve tanë palestinezë", tha Çavuşoğlu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın