Cambridge zgjedh "manifest" fjalën e vitit, që u përdor shumë midis të famshmëve, përfshirë Dua Lipa
Drejtoresha e Botimeve e Fjalorit të Cambridge, Wendalyn Nichols, tha se fjala "manifest" gjatë vitit 2024 është kërkuar mbi 130 mijë herë dhe se është rritur ndjeshëm përdorimi i fjalës në të gjithë rrjetet sociale

Londër
Fjalori i Cambridge shpalli fjalën “manifest”, e cila përdoret gjerësisht në rrjetet sociale me ndikimin e emrave të famshëm, përfshirë këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, si fjalën e vitit 2024, raporton Anadolu.
Drejtoresha e Botimeve e Fjalorit të Cambridge, Wendalyn Nichols, tha se fjala "manifest" gjatë vitit 2024 është kërkuar mbi 130 mijë herë dhe se është rritur ndjeshëm përdorimi i fjalës në të gjithë rrjetet sociale.
Kështu, sipas saj, "manifest" ka fituar kuptime të ndryshme. "Kjo tregon se si kuptimet e një fjale mund të ndryshojnë me kalimin e kohës", tha ajo.
- Në gjuhën angleze përdoret si mbiemër të paktën që nga vitet 1300-ta
Fjala "manifest" është me origjinë franceze dhe latine, ndërkaq të paktën nga vitet 1300-ta përdoret si mbiemër që do të thotë "i qartë" ose "i shquar". Edhe poeti dhe shkrimtari anglez William Shakespeare, këtë fjalë e ka përdorur edhe si emër edhe si folje, me kuptimin e saj "i qartë" dhe "të qartësojë".
Fjala "manifest" aktualisht do të thotë "të bësh diçka të ndodhë duke e imagjinuar ose duke e dëshiruar". Ky kuptim i ri i fjalës pasqyron idenë se ëndrrat me besim të fortë mund të bëhen realitet përmes vizualizimit dhe të menduarit pozitiv.
- "Nuk ka bazë shkencore"
Profesori i Psikologjisë Sociale në Universitetin Cambridge, Dr. Sander van der Linden, nga ana e tij tha se pavarësisht popullaritetit në rritje të përdorimit të fjalës, theksoi se ideja për të realizuar diçka duke e bërë “manifest” nuk ka asnjë bazë shkencore.
Sipas tij, kjo është ajo që psikologët e quajnë "të menduarit magjik" ose "iluzion i përgjithshëm se disa rituale mendore mund të ndryshojnë botën përreth nesh".
Profesor Van der Linden theksoi se ka kërkime cilësore për vlerën e të menduarit pozitiv dhe vendosjes së qëllimeve, por se ai është i ndryshëm nga "manifesti".
- Emrat e famshëm e popullarizuan fjalën
Shumë emra të famshëm në mbarë botën përdorin shpesh fjalën "manifest", duke e popullarizuar këtë fjalë, veçanërisht përmes platformave të mediave sociale.
Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, suksesin të saj, i cili përfshinte edhe performancën e saj kryesore në Festivalin Glastonbury në qershor, ia atruboi "manifest"-it.
"Manifesting është një gjë e madhe për mua. Unë besoj shumë në idenë e lindjes së gjërave. Ju po punoni me nënndërgjegjje drejt atyre gjërave. Asgjë nuk është shumë e madhe", pati thënë Dua Lipa.
Gjimnastja kampione olimpike amerikane, Simone Biles, tha gjithashtu se ajo ëndërronte për suksesin e saj të ardhshëm në rininë e saj dhe e bazoi karrierën e saj në "manifest"-in e saj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.