Bota

Burkina Faso pezullon transmetimin e "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës

Administrata e Burkina Faso-s pezulloi përkohësisht transmetimin e "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës me arsyetimin se raportuan mbi pretendimin se njësitë e ushtrisë vranë 223 civilë

Gökhan Kavak  | 26.04.2024 - Përdıtësım : 29.04.2024
Burkina Faso pezullon transmetimin e "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës

Istanbul

Administrata e Burkina Faso-s ka pezulluar përkohësisht transmetimin e "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës me arsyetimin se raportuan mbi pretendimin se njësitë e ushtrisë vranë 223 civilë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Këshillit të Lartë të Komunikimit të vendit thuhet se transmetimi i dy radiove ndërkombëtare është pezulluar për dy javë.

Transmetimi i "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës u pezullua përkohësisht me arsyetimin se ato raportuan mbi pretendimin e Organizatës për të Drejtat e Njeriut (HRW) se ushtria e Burkina Faso më shkurt 25 ka vrarë 223 civilë, përfshirë 56 fëmijë.

Ndërkohë është ndaluar edhe qasja në faqet e internetit dhe platformat dixhitale të "Zërit të Amerikës", BBC dhe HRW-së. Administrata e Burkina Faso-s deportoi dy gazetarë francezë në prill 2023 dhe ndaloi transmetimin e disa kanaleve, përfshirë "France24".

Në raportin e saj të publikuar dje, HRW pretendon se ushtria e Burkina Faso-s vrau 223 civilë, përfshirë 56 fëmijë, më 25 shkurt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın