Bota

Burkina Faso, në dy sulme terroriste vriten shtatë ushtarë

Sipas ushtrisë, persona të armatosur të paidentifikuar kryen dy sulme të ndara në pjesën veriore të vendit

Fatma Esma Arslan  | 06.05.2022 - Përdıtësım : 06.05.2022
Burkina Faso, në dy sulme terroriste vriten shtatë ushtarë

Dakar

Në dy sulme të ndara në Burkina Faso kanë humbur jetën shtatë ushtarë dhe katër policë, ndërsa 20 terroristë u neutralizuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ushtrisë, persona të armatosur të paidentifikuar kryen dy sulme të ndara në pjesën veriore të vendit.

Dy ushtarë dhe katër milicë u vranë në sulmin e parë ndaj një automjeti ushtarak që patrullonte pranë qytetit Loroum.

Në sulmin e dytë në rajonin Center-Nord, pesë ushtarë u vranë, nëntë ushtarë u plagosën dhe 20 terroristë u neutralizuan.

Organizatat terroriste të lidhura me Al Kaedën dhe DEASH-in në Malin fqinj kanë kryer sulme në veri dhe lindje të Burkina Fasos që nga viti 2015.

Sipas të dhënave të qeverisë, 2.000 njerëz u vranë në sulmet nga viti 2015 deri në dhjetor të vitit 2021, nga të cilët 600 ishin anëtarë të forcave të sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın