Bota

"Burimet nga Hamasi njoftuan se udhëheqësit e tij shpëtuan nga atentati i Izraelit"

Al Jazeera në lajmin e saj të cilin e bazon mbi burime të Hamasit, raportoi se Izraeli shënjestroi qendrën ku udhëheqja e Hamasit kryen takime në Doha

Muhammed Emin Canik  | 09.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
"Burimet nga Hamasi njoftuan se udhëheqësit e tij shpëtuan nga atentati i Izraelit"

Stamboll

Sipas televizionit Al Jazeera me seli në Katar, burime të Hamasit njoftuan se udhëheqësit e tyre kanë shpëtuar nga atentati i Izraelit, transmeton Anadolu.

Al Jazeera në lajmin e saj të cilin e bazon mbi burime të Hamasit, raportoi se Izraeli shënjestroi qendrën ku udhëheqja e Hamasit kryen takime në Doha.

"Delegacioni i udhëheqjes së Hamasit, i udhëhequr nga Dr. Khalil al-Hayyah, i mbijetoi sulmit" thuhet në lajm.

Në lajmin ku transmetohet se delegacioni i Hamasit po zhvillonte takim, thuhet se "Delegacioni i Hamasit u shënjestrua me një sulm ajror izraelit ndërsa takohej për të diskutuar propozimin e fundit të (Presidentit të SHBA-së Donald) Trump".

Në lajmet e paraqitura në mediat izraelite u pretendua se Khalil al-Hayyah, një udhëheqës i lartë i Hamasit, u shënjestrua në sulmin e ushtrisë izraelite në Doha, dhe se Khaled Meshaal nuk ishte i pranishëm.

Më parë, raportet e mediave izraelite dhe ndërkombëtare pretenduan se zyrtarët e lartë të Hamasit, Khalil al-Hayyah dhe Khaled Meshaal ishin gjithashtu të pranishëm në ndërtesën ku ndodhi sulmi.

Pas shpërthimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer atentat me sulm ajror ndaj figurave të larta të Hamasit,

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın