Bukuritë nënujore nga Parku Kombëtar Ras Mohammed në Sharm El-Sheikh të Egjiptit
Pamjet mahnitëse në Parkun Kombëtar Ras Mohammed në Sharm El-Sheikh të Egjiptit nxjerrin në pah botën e gjallë nënujore të një prej destinacioneve më të famshme të zhytjes në Detin e Kuq

Sharm El-Sheikh
Pamjet mahnitëse në Parkun Kombëtar Ras Mohammed në Sharm El-Sheikh të Egjiptit nxjerrin në pah botën e gjallë nënujore të një prej destinacioneve më të famshme të zhytjes në Detin e Kuq, raporton Anadolu.
I shpallur si rezervë detare në vitin 1983 nga Agjencia e Çështjeve Mjedisore e Egjiptit, parku u krijua për të mbrojtur ekosistemet detare dhe tokësore.
I njohur për formacionet e pasura të koraleve dhe jetën e larmishme detare, parku gjithashtu përfshinë ishujt Tiran dhe Sataya, të njohura për turne të zhytjes.
Për të mbrojtur shkëmbinjtë koralor të brishtë, ankorimi është i ndaluar përgjatë bregdetit të Detit të Kuq të Egjiptit.
Në vend të kësaj, anijet lidhen në bovë ankorimi të para-instaluara, duke ndihmuar në ruajtjen e ekosistemit dhe duke ruajtur reputacionin e Parkut Ras Mohammed si një vend i njohur botërisht për biodiversitetin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.