Bota

Britania sanksionon 2 ministra izraelitë për komentet mbi Gazën

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, do të përballen me një ndalim udhëtimi dhe do t'u ngrihen asetet në kuadër të masave të shpallura nga sekretari britanik i jashtëm, David Lammy

Burak Bir  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 10.06.2025
Britania sanksionon 2 ministra izraelitë për komentet mbi Gazën

Greater London

Britania e Madhe ka sanksionuar dy ministra të kabinetit izraelit të ekstremit të djathtë për komentet e tyre mbi Gazën, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, do të përballen me një ndalim udhëtimi dhe do t'u ngrihen asetet në kuadër të masave të shpallura nga sekretari britanik i jashtëm, David Lammy.

Siç raporton BBC, Lammy tha se të dy ministrat izraelitë "nxitën dhunë ekstremiste dhe abuzime serioze të të drejtave të njeriut të palestinezëve".

Sipas raporteve në media, Izraeli në përgjigje të sanksioneve tha se është e "papranueshme" që përfaqësuesit e zgjedhur dhe anëtarët e qeverisë i nënshtrohen këtyre lloje masave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın