Bota, Shëndetësi

Britania regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me COVID-19 që nga mesi i korrikut

Rekordi i mëparshëm ishte 54.674 më 17 korrik pas Kampionatit Evropian në futboll "EURO 2020"

Ekip  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 03.12.2021
Britania regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me COVID-19 që nga mesi i korrikut

Londër

Britania e Madhe të enjten ka regjistruar 53.945 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë i rasteve ditore që nga mesi i korrikut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rekordi i mëparshëm ishte 54.674 më 17 korrik pas Kampionatit Evropian në futboll "EURO 2020".

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve nga fillimi i pandemisë në mbi 10.3 milionë.

Janë regjistruar gjithashtu 141 vdekje të reja në të gjithë Britaninë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 145.281.

Duke përfshirë 1 dhjetorin e vitit 2021, 88.7 për qind e britanikëve të moshës 12-vjeç e lart morën dozën e parë, 80.7 për qind të dytën dhe 33.1 për qind përforcuesen ose dozën e tretë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson mori dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın