Bota

Britania kërcënon me veprime gjyqësore biznesmenin rus Abramovich për shitjen e Chelsea-t

Kryeministri britanik, Starmer tha se qeveria ka punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj ndërkombëtarë mbi atë si asetet e ngrira ruse mund të përdoren për të ndihmuar civilët e prekur nga lufta

Aysu Biçer  | 17.12.2025 - Përdıtësım : 17.12.2025
Britania kërcënon me veprime gjyqësore biznesmenin rus Abramovich për shitjen e Chelsea-t

Londër

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka deklaruar se ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, duhet të lirojë 2.5 miliardë funta (3.4 miliardë dollarë) nga shitja e ekipit për të ndihmuar në mbështetjen e Ukrainës ose të përballet me veprime ligjore, transmeton Anadolu.

Duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve, Starmer u përgjigj rreth pyetjeve të deputetëve mbi atë që Mbretëria e Bashkuar po bën për të mbështetur Ukrainën teksa lufta me Rusinë hyn në dimrin e saj të katërt.

Kryeministri britanik tha se qeveria ka punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj ndërkombëtarë mbi atë si asetet e ngrira ruse mund të përdoren për të ndihmuar civilët e prekur nga lufta.

Starmer njoftoi se Mbretëria e Bashkuar tani po ndërmerr hapa për të zhbllokuar fondet nga shitja e klubit Chelseat, të cilën Abramovich e shiti në vitin 2022 pasi u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar pas "operacionit special ushtarak" të Rusisë.

Të ardhurat prej 2.5 miliardë funtash janë ngrirë që atëherë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar. Abramovich është zotuar se do t'i shpenzojë mjetet në mbështetje të viktimave të luftës në Ukrainë.

"Sot mund të njoftoj se po lëshojmë një licencë për të transferuar 2.5 miliardë funta nga shitja e klubit të futbollit Chelsea që janë ngrirë që nga viti 2022", tha Starmer.

"Mesazhi im për Abramovich-in është ky: Ora po ecën, nderoni angazhimin që keni bërë dhe paguani tani. Dhe nëse nuk e bëni, ne jemi të përgatitur të shkojmë në gjykatë, në mënyrë që çdo qindarkë të arrijë tek ata, jeta e të cilëve është shkatërruar nga lufta e paligjshme e Putinit", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.