Bota

Britania: Forcat ruse përparojnë drejt qytetit Kramatorsk

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe njoftoi se forcat ruse po përparojnë drejt qytetit Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës

Hasan Esen  | 21.04.2022 - Përdıtësım : 22.04.2022
Britania: Forcat ruse përparojnë drejt qytetit Kramatorsk

Londër

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe njoftoi se forcat ruse po përparojnë drejt qytetit Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në llogarinë e saj në Twitter bëri një postim nën titullin "Përditësimi i inteligjencës së mbrojtjes".

Në postim thuhet se Rusia dëshiron të tregojë suksese të rëndësishme përpara festimeve të Ditës së Fitores së 9 majit dhe se kjo mund të ndikojë në shpejtësinë dhe fuqinë e operacioneve.

Thuhet se forcat ruse po përparojnë drejt Kramatorskut nga zonat e pritjes në Donbas ndërkaq qyteti është i ekspozuar ndaj sulmeve të vazhdueshme me raketa.

Theksohet se Rusia po përpiqet të ofrojë mbështetje të ngushtë ajrore për ofensivën e saj në Ukrainën lindore për të shtypur dhe shkatërruar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Ministria britanike tha se aktiviteti ajror rus vazhdon në një nivel të lartë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın