Bota

Britani, përkujtohen ata që humbën jetën nga COVID-19

Qytetarët vizituan murin përkujtimor të krijuar përballë parlamentit për ata që humbën jetën nga koronavirusi

Alban Agushi  | 24.03.2025 - Përdıtësım : 27.03.2025
Britani, përkujtohen ata që humbën jetën nga COVID-19

Londër

Në Londër të Britanisë së Madhe u përkujtuan personat që humbën jetën për shkak të pandemisë së COVID-19, raporton Anadolu.

Qytetarët vizituan murin përkujtimor të krijuar përballë parlamentit për ata që humbën jetën nga koronavirusi.

Ky mur i emëruar si "Muri Kombëtar Memorial i Covidit" është një mural i pikturuar nga vullnetarë për të përkujtuar viktimat e pandemisë së COVID-19 në Britani.

Murali përbëhet nga afërsisht 245 mijë zemra të kuqe dhe rozë, një për secilën nga viktimat e COVID-19 që ka humbur jetën me certifikatën e vdekjes së COVID-19 në Britani.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın