Bota

Britani, protestuesit rrethojnë ndërtesën e parlamentit dhe thurin "mur të kuq" simbolik për Gazën

Protestuesit kundërshtuan shitjen e armëve nga Britania ndaj Izraelit ndërsa qeverisë britanike i dërguan mesazhin "Ju e keni kaluar vijën e kuqe për Palestinën"

Alban Agushi  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Britani, protestuesit rrethojnë ndërtesën e parlamentit dhe thurin "mur të kuq" simbolik për Gazën

Ankara

Mijëra demonstrues në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, protestuan kundër shitjes së armëve nga Britania ndaj Izraelit, raporton Anadolu.

Protestuesit të veshur me rroba të kuqe dhe duke mbajtur mbulesë të kuqe në duar, formuan një "mur të kuq" simbolik për Rripin e Gazës përpara ndërtesës së parlamentit në Londër.

Në protestën e organizuar me thirrjen e përbashkët të shumë organizatave të shoqërisë civile në Britani dhe me sloganin "Vija e Kuqe për Palestinën", demonstruesit formuan një zinxhir njerëzor përpara ndërtesës së parlamentit të veshur me rroba të kuqe.

Protestuesit kundërshtuan shitjen e armëve nga Britania ndaj Izraelit ndërsa qeverisë britanike i dërguan mesazhin "Ju e keni kaluar vijën e kuqe për Palestinën".

Gjatë protestës, demonstruesit mbajtën në duar flamuj palestinezë dhe pankarta pro Palestinës ndërsa brohoritën me slogane pro-palestineze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın