Bota

Britani, kërkohet përgatitje për një NATO të udhëhequr nga Evropa mes pasigurive me SHBA-në

Komiteti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare i bëri thirrje qeverisë të planifikojë për një skenar më të keq, në të cilin SHBA-ja mund të mos vijë në mbrojtje të Evropës gjatë një krize

Burak Bir  | 27.03.2026 - Përdıtësım : 27.03.2026
Britani, kërkohet përgatitje për një NATO të udhëhequr nga Evropa mes pasigurive me SHBA-në

Londër

Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet, së bashku me aleatët e saj evropianë, për një zhvendosje drejt një roli më të madh udhëheqës të Evropës brenda NATO-s, mes pasigurive në rritje në marrëdhëniet me SHBA-në, transmeton Anadolu.

Komiteti i Përbashkët për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare i bëri thirrje qeverisë të planifikojë për një skenar më të keq, në të cilin SHBA-ja mund të mos vijë në mbrojtje të Evropës gjatë një krize.

"Derisa komiteti rekomandon që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, ai thotë se qeveria duhet të përgatitet, së bashku me aleatët evropianë, për një kalim drejt një udhëheqjeje më të madhe evropiane të NATO-s dhe të vazhdojë të zhvillojë partneritete me aleatë jashtë NATO-s në mbarë botën", thuhet në raport.

Raporti theksoi shkallën e varësisë strategjike nga SHBA-ja në fushën bërthamore, të inteligjencës dhe të mbrojtjes konvencionale, por theksoi paparashikueshmërinë në marrëdhëniet me SHBA-në.

"Paparashikueshmëria e marrëdhënies me SHBA-në është një shqetësim në rritje", tha Matt Western, kryetar i Komitetit të Përbashkët për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Ai shtoi se varësia e thellë e Mbretërisë së Bashkuar nga SHBA-ja për garancitë e sigurisë ka një histori të gjatë dhe partneriteti do të zgjasë përtej kryeministrave dhe presidentëve.

"Por, Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një plan të qartë për të reduktuar disa fusha të varësisë strategjike, në mënyrë që të mund të ndjekë interesat e saj kombëtare", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.