Britani, fermerët mblidhen në Londër për të protestuar kundër taksës së trashëgimisë
Pavarësisht një ndalimi të mjeteve bujqësore në zonën e protestës nga Policia Metropolitane, dhjetëra traktorë arritën të hyjnë në Londrën qendrore dhe disa u parkuan jashtë parlamentit
Shkup
Fermerët nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar u nisën me traktorët e tyre drejt Londrës më 26 nëntor, Ditën e Buxhetit, për të protestuar duke kërkuar reforma në politikat bujqësore të qeverisë dhe anulimin e ndryshimeve të fundit në taksën e trashëgimisë, raporton Anadolu.
Fermerët protestojnë ndaj planit të qeverisë për të imponuar një takse prej 20 për qind mbi tokën bujqësore dhe bizneset me vlerë më shumë se 1 milion paund nga prilli i vitit 2026.
Pavarësisht një ndalimi të mjeteve bujqësore në zonën e protestës nga Policia Metropolitane, dhjetëra traktorë arritën të hyjnë në Londrën qendrore dhe disa u parkuan jashtë parlamentit.
Protesta shkaktoi ndërprerje të trafikut në disa pjesë të Londrës, me traktorët që u binin borive dhe me bllokime pranë zonës së parlamentit.
Ndryshimet, të shpallura në buxhetin e vitit të kaluar dhe që pritet të hyjnë në fuqi në prill të vitit 2026, heqin një përjashtim që nënkupton se për fermat familjare nuk duhej paguar taksë e trashëgimisë.
