Bota

Brigadat Kassam shënjestrojnë ushtarët dhe automjetet ushtarake izraelite në Gaza

"Një shtëpi në rajonin Al-Qarara ku ndodheshin ushtarët izraelitë u shpërthye me bombë dhe se ushtarët brenda saj u vranë dhe u plagosën", thuhet në deklaratën e Brigadave Kassam

Gülşen Topçu  | 29.03.2024 - Përdıtësım : 31.03.2024
Brigadat Kassam shënjestrojnë ushtarët dhe automjetet ushtarake izraelite në Gaza

Gaza

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se në Rripin e Gazës kanë goditur automjetet ushtarake që i përkisnin ushtrisë izraelite dhe se kanë shpërthyer një shtëpi në të cilën ndodheshin ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria Telegram e Brigadave Kassam, informohet lidhur me zhvillimet ushtarake të përjetuara në lagjen Tel Al-Hawa në jug të qytetit të Gazës dhe në rajonin Al-Qarara në veri të Khan Younis.

Në deklaratë theksohet se me raketën "Yasin-105" u shënjestruan 1 buldozer dhe 3 tanke Merkava të ushtrisë izraelite 2 prej të cilëve në Tel Al-Hawa dhe një në Al-Qarara.

"Një shtëpi në rajonin Al-Qarara ku ndodheshin ushtarët izraelitë u shpërthye me bombë dhe se ushtarët brenda saj u vranë dhe u plagosën", thuhet më tej.

Sipas deklaratës, një helikopter i ushtrisë izraelite zbriti në rajon për të marrë ushtarët e vrarë dhe të plagosur në shtëpinë që u shpërthye.

Ushtria izraelite në një deklaratë më parë njoftoi se në 24 orët e fundit në Gaza u plagosën 8 ushtarë të saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın