Bota

Bregu Perëndimor, vritet 16-vjeçari palestinez nga ushtarët izraelitë

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje palestinezin 16-vjeç të quajtur Khalid Raid Suleiman në Ramallah

Qais Omar Darwesh Omar, Mahmut Geldi  | 25.04.2024 - Përdıtësım : 25.04.2024
Bregu Perëndimor, vritet 16-vjeçari palestinez nga ushtarët izraelitë

Ramallah

Një i mitur palestinez është vrarë nga ushtria izraelite në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite bastisi shtëpitë e palestinezëve në qytetet Ramallah dhe Al-Bire në Bregun Perëndimor.

Kur qytetarët palestinezë reaguan ndaj bastisjeve, ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur plumba të vërtetë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje palestinezin 16-vjeç të quajtur Khalid Raid Suleiman në Ramallah.

Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një vajze të re palestineze në qytetin Khalil të Bregut Perëndimor.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 489 palestinezë janë vrarë në sulmet e Izraelit dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın