Politikë, Bota

Bregu i Fildishtë, OKB u bën thirrje palëve të “refuzojnë dhunën”

Guterres dënoi incidentet e dhunshme në qytetet Bonoua dhe Dabou, të cilat lanë disa njerëz të vdekur dhe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave

Felix Nkambeh Tih  | 23.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
Bregu i Fildishtë, OKB u bën thirrje palëve të “refuzojnë dhunën”

Ankara

Teksa zgjedhjet po afrohen në Bregun e Fildishtë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të refuzojnë nxitjen e dhunës e cila ka shkaktuar të paktën tetë të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guterres dënoi incidentet e dhunshme në qytetet Bonoua dhe Dabou, të cilat kanë lënë disa njerëz të vdekur dhe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave.

"Guterres është i shqetësuar për situatën e tensionuar në Bregun e Fildishtë përpara zgjedhjeve presidenciale të 31 tetorit", tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.

Një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën këtë javë në Bonoua, 60 kilometra në lindje të kryeqytetit ekonomik Abidjan, gjatë një demonstrate të opozitës.

Opozita ka bërë thirrje për "mosbindje civile" dhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale të 31 tetorit.

Sipas njoftimit të OKB-së, në Dabou protestat thuhet se degjeneruan në përleshje ndërkomunale, duke vrarë shtatë persona.

Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij drejtuar liderëve politikë për të "refuzuar gjithë gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës" dhe inkurajoi "të gjithë aktorët politikë dhe mbështetësit e tyre të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse dhe paqësore".

Zgjedhjet janë caktuar më 31 tetor. Përveç presidentit 78-vjeçar Alassane Ouattara, është miratuar edhe nominimi i tre kandidatëve tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.