Bota

Bregdeti lindor i Koresë së Jugut goditet nga stuhi të fuqishme

Erërat e forta dhe moti i thatë shkaktuan zjarre të mëdha në disa pjesë të qytetit Gangneung, duke shkaktuar dëme në disa shtëpi

Islam Uddin  | 11.04.2023 - Përdıtësım : 11.04.2023
Bregdeti lindor i Koresë së Jugut goditet nga stuhi të fuqishme

Ankara

Bregu lindor i Koresë së Jugut u godit nga erëra të forta të tipit tajfun, duke shkaktuar zjarre dhe dëmtime të shtëpive në disa zona, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.

Erërat e forta deri në 30 metra në sekondë goditën bregun lindor, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Erërat e forta dhe moti i thatë shkaktuan zjarre të mëdha në disa pjesë të qytetit Gangneung, duke shkaktuar dëme në disa shtëpi. Megjithatë, deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Autoritetet lokale u kërkuan banorëve që të evakuohen në rast se zjarri përhapet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın