Bota

Borxhi publik i SHBA-së për herë të parë tejkalon 30 trilionë dollarë

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, në fund të janarit, borxhi i përgjithshëm publik i vendit tejkaloi 30 trilione dollarë

Dilara Zengin Okay  | 02.02.2022 - Përdıtësım : 02.02.2022
Borxhi publik i SHBA-së për herë të parë tejkalon 30 trilionë dollarë

Washington

Borxhi publik i SHBA-së ka kaluar për herë të parë 30 trilionë dollarë, kryesisht për shkak të rritjes së kostove për luftën kundër pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, në fund të janarit, borxhi i përgjithshëm publik i vendit tejkaloi 30 trilionë dollarë.

Borxhi publik i SHBA-së është rritur me gati 7 trilionë dollarë që nga fundi i 2019-ës.

Vendi arriti borxhin rekord më herët se sa pritej, si rezultat i rritjes së shpenzimeve në luftën kundër COVID-19.

Zyra e Buxhetit të Kongresit, në një raport të publikuar në janar të vitit 2020, vlerësoi se borxhi publik i SHBA-së do të arrijë në 30 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025.

Borxhi shtetëror ose borxhi publik nënkupton borxhin total të qeverisë ndaj kreditorëve. Ai ndryshon nëse kredia është e brendshme (në monedhën e vet) dhe borxhi i jashtëm (kredi në valutë të huaj).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın