Bota

Borrell: Marrëdhëniet Turqi-BE janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë

"Që kur kam marrë detyrën, kam shpenzuar 30 për qind të kohës sime për të mbajtur të pashkëputur marrëdhëniet BE-Turqi", tha shefi i diplomacisë evropiane, Borrell

Şenhan Bolelli   | 08.10.2021
Borrell: Marrëdhëniet Turqi-BE janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë

Madrid

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell mbajti një fjalim në Think-tank-un spanjoll "Nueva Economia Forum" në kryeqytetin Madrid.

Në lidhje me pyetjen e ambasadorit grek në Madrid, Ioannis Tzovas, "Vallë ka një ndryshim në vizionin ndaj Turqisë që nga koha kur erdhët në detyrë?", Borrell u përgjigj: "Që kur kam marrë detyrën, kam shpenzuar 30 për qind të kohës sime për të mbajtur të pashkëputur marrëdhëniet BE-Turqi. Mund të them se marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë".

Borrell tha se pikëpamjet e tij për Turqinë nuk ishin asnjëherë "veçanërisht negative", duke shtuar se "Përkundrazi, jam i bindur se kjo marrëdhënie është e domosdoshme për ne".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.