Bota

Blinken: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e paautorizuar e policisë izraelite në kortezhin e Abu Akleh

"Çdo familje meriton që t‘i varrosë të dashurit e tyre në mënyrë dinjitoze dhe pa pengesë", tha sekretari amerikan i Shtetit, Blinken

Hakan Çopur   | 14.05.2022
Blinken: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e paautorizuar e policisë izraelite në kortezhin e Abu Akleh

Washington

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken deklaroi se janë thellësisht të shqetësuar nga ndërhyrja në mënyrë të paautorizuar e policisë izraelite në ceremoninë mortore të gazetares palestineze të vrarë Shireen Abu Akleh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Blinken ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet ndaj familjes dhe të afërmve të gazetares palestinezo-amerikane Abu Akleh.

"U shqetësuam thellë kur pamë pamjet që policia izraelite ndërhyri pa autorizim (pa leje) në ceremoninë e funeralit të Abu Akleh. Çdo familje meriton që t‘i varrosë të dashurit e tyre në mënyrë dinjitoze dhe pa pengesë. Vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit tanë izraelitë dhe palestinezë dhe palëve u bëjmë thirrje që të distancohen nga veprimet që do të rrisin më shumë tensionet", tha në deklaratën e tij Blinken.

- Vrasja e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh

Shireen Abu Akleh gazetarja 51-vjeçare me përvojë në terren për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, u vra me zjarrin e hapur të ushtarëve izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Vrasja me plumb të vërtetë nga ushtarët izraelitë e gazetares Abu Akleh ndërkohë që ajo po kryente detyrën e saj dhe teksa kishte të veshur edhe jelekun antiplumb me mbishkrimin "press", ka shkaktuar reagime.

Në ngjarjen ku humbi jetën Abu Akleh, u plagos edhe gazetari Ali al-Samoudi, i cili ndodhej pranë saj.

Duke mos lejuar që arkivoli me trupin e Akleh të mbahej mbi supe, policia izraelite ndërhyri ndaj pjesëmarrësve në varrim duke përdorur shkopinj gome, plumba plastikë dhe bomba zëri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın