Bota

Blinken: Çdo pushtim i Ukrainës do të përballet me përgjigje të shpejtë

"Para së gjithash, nëse ndonjë forcë ushtarake ruse lëviz përtej kufijve të Ukrainës, ky është një pushtim i vazhduar. Ajo do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër", theksoi Blinken

Ekip  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 22.01.2022
Blinken: Çdo pushtim i Ukrainës do të përballet me përgjigje të shpejtë

Gjenevë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se ka porositur ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, se çdo pushtim i Ukrainës nga forcat e Moskës do të përballet me një përgjigje të shpejtë, por ai po ashtu theksoi se janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet, raporton Anadolu Agency (AA).

"Para së gjithash, nëse ndonjë forcë ushtarake ruse lëviz përtej kufijve të Ukrainës, ky është një pushtim i vazhduar. Ajo do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër", theksoi Blinken, duke shtuar se ai do t’i raportojë presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Blinken tha se pas takimeve me aleatët e SHBA-së, respektivisht me homologët e tij në Ukrainë, Gjermani dhe Bashkimin Evropian (BE), mesazhi i tyre i qartë ishte se ata janë të bashkuar në kërkimin e "gjetjes së një rruge përpara përmes diplomacisë dhe dialogut".

Blinken dhe Lavrov u takuan në hotelin historik ‘President Wilson’ në brigjet e liqenit të Gjenevës, ku dekadat e fundit janë zhvilluar shumë negociata për paqen e fundit.

Lavrov menjëherë pas bisedimeve caktoi një konferencë për media në hotel, ndërsa Blinken ishte planifikuar t’u adresohet mediave 30 minuta më vonë në hotelin ‘Intercontinental’ të Gjenevës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.